AKTUALE

Blerim Bexheti: Mickoski nuk po mbron identitetin ai po e minon shtetin!

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit nuk janë as mbrojtje e identitetit, as patriotizëm janë thirrje të rrezikshme që ndezin urrejtje dhe i shërbejnë vetëm një agjende: përçarjes ndëretnike dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit. Me gjuhë viktimizuese dhe frikësuese, Mickoski nuk po e sulmon një ministër ai po godet vetë konceptin e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai ndërton karrierë politike mbi përçarjen, jo bashkimin.

Por ajo që e bën situatën edhe më të rrezikshme është heshtja dhe përulësia e VLEN-it, që në vend se të mbrojë interesin dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, zgjodhi servilizmin politik. Në vend se të reagojë ndaj fyerjeve e retorikës përçarëse të partnerit të tyre të koalicionit, VLEN po bëhet palë me heshtje, duke legjitimuar një diskurs që rrezikon kohezionin social dhe rrugën euroatlantike të vendit.

Nuk është udhëheqje është lojë me zjarrin e përçarjes. Dhe ata që e ushqejnë këtë zjarr, qoftë me fjalë apo me heshtje, mbajnë përgjegjësi historike për pasojat.

Banner

Related posts

Arrestohet Dod Ivanaj për heqjen e flamurit malazez më 21 maj në Kojë, ndërkohë ai ndodhej në SHBA

Gjyla Halili

BDI: Raporti i FMN 2025, Qeveria ka dështuar – Inflacioni dhe varfëria po bëjnë jetën të padurueshme në prag të Ramazani

Gjyla Halili

MEXHITI: GAZIFIKIMI DO TË ZBUSË NDOTJEN ME 50 DERI 70 PËR QIND

Gjyla Halili