AKTUALE

Blerim Bexheti i reagon ashpër Bekim Çokut: Mbrojtja e gjuhës amtare nuk është patriotizëm por obligim kombëtar

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër rreth çështjes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të parashtruar nga Bekim Çoku i VLEN, sikur ligji për gjuhët nuk ishte zgjidhje “perfekte”.

E hoqën “ballancuesin“ se nuk na ishte zgjidhje perfekte, tani edhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk na qenka “perfekt”, ka shkruar Bexheti.

Postimi i plotë:

Të mbrojsh të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare nuk është patriotizëm por është obligim kombëtar!

Të bësh të kundërtën është t’ja kthesh shpinën popullit tënd (ka një terminoligji tjetër por nuk e them se nënkuptohet).

E hoqën “ballancuesin“ se nuk na ishte zgjidhje perfekte, tani edhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk na qenka “perfekt”!?

Por çuditërisht të dyja janë në agjendën e partnerit të MADH të tyre! Njëra në programin zgjedhor tjetra në inicijativën para Gjykatës Kushtetuese!
Ngjajshmëri e rastësishme në të dyja rastet!!!

Banner

Related posts

EKSKLUZIVE: Ali Ahmeti emëron koordinator edhe në Saraj – Rafis Aliti merr përgjegjësinë

admin

Izet Mexhiti e realizoi të drejtën e votës

Gjyla Halili

Grubi: Mos u bëni mashë e tjetërkujt, rreshtohuni me BE-në dhe NATO-n, bashkohuni Ali Ahmetit

admin