AKTUALE

Blerim Bexheti: Bukoviqi dhe Bojana me entuziazëm dhe besim për fitoren e 19 tetorit!

Banner

Sonte, së bashku me kandidatin për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetarin aktual dhe bartësin e listës Iljas Veseli, kandidaten për këshilltare në Qytetin e Shkupi Nezrane Rustemi, shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani dhe ekipin e përkushtuar të shtabit, ishim në fshatin Bukoviq, ku banorët na mirëpritën me ngrohtësi, zell dhe entuziazëm.
Në këtë takim prezantuam programin tonë 4-vjeçar zhvillimor, i cili garanton punë konkrete, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës për çdo qytetar të Komunës së Sarajit.

Pas kësaj vizite, bashkë me ekipin e shtabit vazhduam në fshatin Bojanë, ku bashkëbiseduam me banorët për prioritetet e ardhshme dhe rëndësinë e zgjedhjeve të 19 tetorit zgjedhje që do të shënojnë një fitore plebishite për Aleancën Kombëtare për Integrim.
Në këtë takim na u bashkangjit edhe kandidati për Qytetin e Shkupit bashkë me bartësin e listës, Skender Rexhepi – Zejd dhe Abdulselam Selami, duke dëshmuar unitetin dhe vizionin e përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Falënderim i përzemërt për banorët e Bukoviqit dhe Bojanës për mikpritjen, besimin dhe përkrahjen e sinqertë!
Bashkë për fitoren e madhe të 19 tetorit! 🇦🇱

Related posts

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030.

Gjyla Halili

Osmani: Nëna Tereza, nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë në vepra

admin

Nikollë Camaj:Kur mashtruesi pretendon të paraqitet si shpetimtar!

admin