AKTUALE

Blerim Bexheti: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë kombëtare me Shqipërinë do të ndimojë në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil në rajon.

Deputet të grupit parlamentarë nga Maqedonia e Veriut kan zhvilluar takim të rëndësishëm me komisionin për siguri kombëtare të Parlamentit të Shqipërisë.

Këtë e bën të ditur deputeti i BDI-së Blerim Bexheti i cili thekson se qëllimi i këtij takimi është forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.

“Gjatë diskutimeve, të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat e përbashkëta”- ka shkruar Bexheti.

Ja postimi i plotë:

Sot, u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet grupit parlamentar nga Maqedonia e Veriut dhe Komisionit për Siguri Kombëtare të Parlamentit të Shqipërisë. Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.

Gjatë diskutimeve, të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat e përbashkëta. Pjesëmarrësit diskutuan edhe për rëndësinë e integrimit të të rinjve në proceset e sigurisë dhe nevojën për edukim dhe trajnime të vazhdueshme për profesionistët e fushës. Bashkëpunimi në këtë drejtim do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil në rajon.

Banner

Related posts

Osmani për Top Channel: Nëse narrativi pro-rus fiton në zgjedhjet e ardhshme, do hapet “Kutia e Pandorës”

Gjyla Halili

Ohri dhe Struga me turistë, por pa fuqi punëtore

admin

Mickoski kundër ambasadores gjermane për buxhetin e drejtësisë: Çdokush që thotë ndryshe ose manipulon, ose nuk e thotë të vërtetën

Gjyla Halili