SHQIPËRI

Bill Clinton nesër në Shqipëri, nderohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë, të hënën dhe të martën (3 dhe 4 korrik).

Clintoni dhe delegacioni që e shoqëron, sipas njoftimit, do të mbërrijë në Tiranë gjatë pasdites të së hënës. Në orën 19:00, Clintoni do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Clintoni do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05, kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do ta ftojë presidentin Clinton të marrë çmimin e akorduar.

Ndërsa, në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i presidentit. /KSP

Banner

Related posts

Borrell pas takimit me presidentët e rajonit: Po përgatitemi për valën e re të zgjerimit

admin

Vizita e presidentit të Austrisë/ Me homologun shqiptar diskutime për rritjen e shkëmbimeve tregtare

admin

Veliaj: Rijetëzuam hapësira historike, si Pazari i Ri, Kalaja, Sheshi Skënderbej! Teatri i Ri, simbol i së ardhmes

admin

Leave a Comment