BOTA

Bie tërmet në Kroaci – SHQIP.com

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, Kroacia ështëgoditur nga një tërmet me epiqendër afër Krkut.

Sipas EMSC, magnituda ishte 5.3 sipas Rihter, ndërsa sipas sizmologëve nga Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë, magnituda është 4.8.

“Sot, më 16 shkurt 2023, në orën 10:47, sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë regjistruan një tërmet të fortë me epiqendër pranë Bašćanska Draga në ishullin Krk. Magnituda e tërmetit ishte 4.8 sipas Rihterit, dhe intensiteti në epiqendër u vlerësua në shkallët VI të shkallës EMS”, njoftuan ata.

Sipas tyre, tërmeti u ndje anembanë bregdetit kroat, raporton 24sata.hr.

Banner

Related posts

Konservatorët kryesojnë pas zgjedhjeve në Spanjë

admin

Turqia goditet sërish nga tërmeti

Gjyla Halili

Partia Kombëtare Skoceze ndalon mediat që të zgjedhin liderin e ardhshëm

admin

Leave a Comment