SHQIPËRI

Besart Kadia largohet nga Financat, emërohet zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Besard Kadia është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Me vendimet e reja të marra nga qeveria ditën e sotme, Kadia nuk do të jetë më zëvendësministër i Financave. Vendin e tij në pozicionin e mëparshëm e ka marrë Endrit Yzeiraj.

Njoftimi i plotë:

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA


Top Channel

Banner

Related posts

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ regjistron sot kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend

admin

Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

admin

Pas operimit nga kanceri, gruaja kap “mat” bashkëshortin duke e tradhtuar

admin

Leave a Comment