SHQIPËRI

Berisha ankimoi vendimin e Celibashit/ Hidhet shorti, caktohet relatori i çështjes

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Relator i çështjes u caktua Ledio Braho.

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh sot shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike.

Gjatë paradites, në KAS, u hodh shorti edhe për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike. Relator i çështjes u caktua Koli Bele.

Një ditë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

KAS vendosi bashkimin për shqyrtim të dy kërkesave ankimore, që do të mbahet të enjten në mesditë, me ralator Koli Belen.


Top Channel

Banner

Related posts

Shqiptarja nga Turqia: Po pritet tërmet mbi 7 ballë në Stamboll

admin

Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike

admin

E rëndë: 24-vjeçari në Tiranë kryen marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare

admin

Leave a Comment