AKTUALE

Bekteshi për minierën Illovica: Ministria e Ekonomisë as nuk ka gënjyer dikë, as mashtruar, nuk bëhet fjalë për një, por për dy koncesione

Ministria e Ekonomisë as që ka gënjyer dikë, as mashtruar, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp lidhur me koncesionet për minierën “Ilovica – Shtuka”.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një, por për dy koncesione.

“Siç paralajmëruam në brifing, ne kemi dorëzuar vetëm kronoligji të ngjarjeve dhe çka është vendosur nga viti 2005 deri sot në pjesën e Propozim-vendimit për bashkim. Informata e njëjtë ishte në seancën e Qeverisë, nuk ka ndryshuar as elaborimi, as informata, por kjo është Qeveri politike dhe miratohen në momente të caktuara edhe vendime politike”, tha Bekteshi.

Ai në konferencë për shtyp në Qeveri, e cila është në vijim, në mënyrë të hollësishme informoi për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore, konkludime dhe vendime lidhur me minierën.

Bekteshi fillimisht u kërkoi falje gazetarëve për anulimin e djeshëm të konferencës për shtyp. Ai tha se shkaku për këtë është debati i gjatë dhe konstruktiv i seancës qeveritare, për të cilin shkak Ministria e Ekonomisë ka qenë e detyruar ta anulojë konferencën për shtyp. 

Banner

Related posts

“Ministri Bekteshi nuk ka lejuar dhënien e licencës, pasi nuk plotësoheshin kushtet”! Ademi: Do të japim provat se kush ka lejuar të ndodh tragjedia në Koçan

Gjyla Halili

Mehmetaj: VLEN-i ka fitu sepse ia ka kry detyrën VMRO-së!

Gjyla Halili

Qoku në një vijë me Gashin dhe Mickoskin: Qeveria teknike s’është më e nevojshme!

Gjyla Halili

Leave a Comment