SHQIPËRI

Begaj: I bëj thirrje autoriteteve kosovare të kenë maturi e të koordinohen me partnerë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka dënuar keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë.

Begaj thotë se asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Sipas tij, askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”

“Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike. Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, shkruan Begaj në Facebook./Insajderi

Banner

Related posts

Bilanci i mbledhjes së qeverisë, Rama u jep “pushtet” zv.ministrave, njofton reforma të reja

admin

Parlamenti, dera e mbyllur e të përjashtuarve/ Xhafaj në Top Talk: Kauzat e opozitës, stuhi në një gotë uji! Në Kuvend zbatohet rregullorja

admin

Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un, kush ka panik nga hetimet ja u shtoftë Zoti

Gjyla Halili

Leave a Comment