SHOWBIZ

Bebe Rexha pas sulmit: Turneu duhet të vazhdojë

Banner

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtare këto ditë.

Kjo pasi koncerti i saj i fundit në New York pati një përfundim të hidhur, pasi një burrë nga turma e goditi atë me telefon në fytyrë.

Videoja e aktit në fjalë është bërë virale, me reagime të shumta të fansave dhe shumë figurave publike të cilët e kanë dënuar këtë gjest të 27-vjeçarit, i cili tashmë është arrestuar nga autoritetet.

Një ditë pas ngjarjes famëkeqe, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video nga koncerti i saj në New York, i realizuar në kuadër të turneut të saj “Best F**N Night Of My Life”, i cili parasheh mbajtjen e koncerteve në mbarë Amerikën Veriore dhe më pas në Evropë.

“Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, përsëri ishte një shfaqje e mahnitshme në qytetin tim. Faleminderit shumë New York. Unë ju dua. Turneu duhet të vazhdojë! Filadelfia është në radhë! Në cilin koncert do të vini”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

Ndërkohë, të hënën interpretuesja e hitit “I’m A Mess” publikoi dy fotografi të qepjeve të saj në fytyrë, të cilat i ishin shkaktuar nga të çarat nga incidenti në koncert.

Related posts

Gruaja del nga taksia dhe bie në pusetën e hapur 3m të thellë pas fundjavës në Londër (fotot)

admin

Arrestohet Gigi Hadid, ja për çfarë akuzohet modelja e njohur

admin

“E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori”, Albina Kelmendi flet pas kualifikimit në finale të Eurovizionit

admin

Leave a Comment