BOTA

BE: Talibanët nuk kanë dhënë zotim për rihapjen e shkollave për vajzat afgane

Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vajzat afgane gjatë vitit të ri shkollor.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kabul më 5 mars.

I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha se ai nuk ka dëgjuar “asnjë zotim” nga ministrat talibanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje.

“Hapja e shkollave dhe universiteteve për ofrimin e edukimit kualitativ për djemtë dhe vajzat afgane, gratë dhe burrat, nuk është opsional”, tha Niklasson.

Aktualisht gratë dhe vajzat afgane nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet. Përveç shkollimit, gratë dhe vajzat afgane janë privuar edhe nga të drejta të tjera, raporton REL.

Banner

Related posts

Estonia vendi i dytë postkomunist që legalizon martesat e të njëjtit seks

admin

Temperaturat globale që thyen rekord këtë javë mund të jenë më të lartat në të paktën 100,000 vjet

admin

Ushtria merr kontrollin e burgjeve në Honduras, nis kontrollet pas masakrës me 46 gra të vrara (fotot)

admin

Leave a Comment