AKTUALE

BDI Zhelinë: Pushteti në ikje po përdor policinë për shantazh dhe presion mbi qytetarët

Në një reagim publik, dega e BDI-së në Zhelinë ka ngritur alarmin për, siç thonë ata, presione të pushtetit në ikje mbi qytetarët që nuk u binden politikisht.

Sipas tyre, në orët e vona në objektet e komunës së Zhelinës zhvillohen takime mes kryetarit në ikje, komandantit të stacionit policor dhe militantëve partiakë, ku përmenden lista me emra konkret për shantazh dhe frikësim.

“Nëse këto zëra janë të vërteta, kemi të bëjmë me një skandal të papranueshëm dhe abuzim flagrant të pushtetit. Ne themi qartë, policia është e qytetarëve, jo e partive. Qytetarët e Komunës së Zhelinës nuk i frikëson askush. Shantazhi dhe presioni nuk do të ndalin ndryshimin që tashmë ka nisur”, thuhet në reagimin e BDI-së Zhelinë.

Ata theksojnë se Zhelina ka nevojë për zhvillim dhe dinjitet, jo për lista të natës dhe politika të frikës.

Banner

Related posts

Lëvizja Demokratike forcohet gjithandej

Gjyla Halili

Ramiz Lladrovci: Kush jep përgjegjësi për vitet tona të humbura!

admin

Ngjarje e rëndë në Durrës, 19-vjeçarja vret babanë dhe e varros në oborrin e shtëpisë

Gjyla Halili