AKTUALE

Bdi: Sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të Gjuhëve –Mjaft më!

Inspektorati i Gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe një conditio sine qua non për zbatimin e tij, përfshirë dhe sanksionet për mosrespektimin e ligjit.

Ky institucion u themelua, stafi u trajtua dhe u licencua, duke garantuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Ajo që po shohim tani është një sulm i qëllimshëm dhe i koordinuar ndaj këtij mekanizmi, njësoj siç ndodhi me Balansuesin, me synimin për ta degraduar, për ta dobësuar dhe në fund për ta shfuqizuar tërësisht.

Këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të ndërtuar me mund dhe sakrificë për vite me radhë.

Shqitarët tashmë janë në prag të durimit me këtë fushatë sistematike të degradimit dhe mohim të të drejtave të tyre të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

BDI dënon ashpër këtë qasje dhe i bën thirrje qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë këtë sulm mbi një mekanizëm kyç për ruajtjen e barazisë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë hap pas në të drejtat e tyre dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e institucioneve që garantojnë barazinë dhe dinjitetin e tyre.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MERR PJESË NË PROMOVIMIN E DY BOTIMEVE TË REJA PËR MYDERRIZIN E SHQUAR H. SHERIF EF. AHMETI

Gjyla Halili

“Debreshti u ngrit në këmbë për ndryshim – Flamur Gjoleka ndez shpresën për Dollnenin!”

Gjyla Halili

Pendarovski: ”Ohri” dhe ”Prespa” sollën paqen, Davkova – më 8 Maj ”Vullkani politik”!

Gjyla Halili