AKTUALE

BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit

Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.

Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike.

Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ODËS EKONOMIKE TË MAQEDONISË VERIPERËNDIMORE

Gjyla Halili

Taravari uron fitoren e Friedrich Merz dhe CDU-CSU: Një fitore e mrekullueshme për një Evropë më të fortë!

Gjyla Halili

BDI: Shpirti i unitetit, qëndresës dhe krenarisë u ndje në çdo cep të Tetovës

Gjyla Halili