AKTUALE

BDI reagon ashpër ndaj vendimit për ndërprerjen e projektit: Problemi nuk është teknik, është politik

REAGIM

Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë.

UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik.

Problemi nuk është teknik. Është politik.

Ajo që e bën këtë edhe më të rëndë është roli i Vlen-it.

Vlen është pjesë e qeverisë dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Në një projekt që prek drejtpërdrejt lidhjen me Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve, nuk ka pasur as qëndrim, as kundërshtim, as reagim.

Të përdorësh UNESCO-n si mbulesë për ndërprerjen e lidhjeve strategjike është e papranueshme.
Të jesh në qeveri dhe ta pranosh këtë pa fjalë, është tradhëti politike.

Banner

Related posts

Arbër Ademi falenderon Ali Ahmetin: Do të punojë me nder dhe më fuqishëm për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së

Gjyla Halili

Bdi dega Kërçovë: Hakmarrje politike, apo riorganizim në baza etnike?

Gjyla Halili

Faton Ahmeti uron Kryeministrin Edi Rama: Urime kampion

Gjyla Halili