AKTUALE

Bdi: Qeveria pa legjitimitet etnik zbatues i programit të VMRO-DPMNE-së

Në një qeveri pa legjitimitet etnik, është evidente që i vetmi program që zbatohet është ai i VMRO-DPMNE-së.

Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione.

Gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin.

Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore.

Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike.

Kjo qasje diskriminuese dhe politika që margjinalizojnë shqiptarët dëshmojnë mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e tyre institucional dhe kombëtar të garantuar me sakrificë dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Kush do të bëhet shefi i ri i NATO-s?

Gjyla Halili

Kuvendi ka mbështetur procedurën e shkurtuar për ndryshime ligjore për prolongimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Gjyla Halili

“Nuk do ta mbështesim” – Bexheti për Ligjin për “branitellat”: Adnan Aziri nuk duhej ta lëshonte sallën, por VLEN duhej ta parandalonte këtë

Gjyla Halili