AKTUALE

BDI: Ndërtuam çerdhe, shkolla, universitete, salla, konvikte, pishina për nxënësit dhe rritëm rrogat për arsimtarët

Bashkimi Demokratik për Integrim uron nxënësit, prindërit dhe arsimtarët në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Urojmë nxënësit me dëshira për shumë suksese dhe mbështesim të gjithë mësimdhënësit në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet edukative, por edhe për të arritur vlerësimin e drejtë të kontributit të tyre intelektual.

Ndërtuam shkollat në Vizbeg, Bllacë, Reçicë të vogël, po ndërtohet në Sellcë si dhe gjimnazi Sami Frashëri në Kumanovë, renovuam shumë shkolla në të gjitha vendbanimet, zgjodhëm problemet në Çashkë dhe Veles, ndërtuam Universitetet dhe konviktet tona në Tetovë e Shkup, salla, pishina e çerdhe në komunat tona, bashkë me gati se të gjithë infrastrukturën arsimore në të gjitha nivelet.

Rritëm rrogat për rreth 47.5% në mandatin tonë dhe mbështesim rritjen e premtuar dhe të merituar të rrogave të arsimtarëve. Gjithashtu, viti shkollor i pret nxënësit me libra të shtypur gati, pa asnjë vonesë dhe mungesë si rezultat i punës sonë këtë pranverë.

Andaj, urojmë një vit të mbarë me plot shëndet, suksese për nxënësit, krenari për prindërit dhe plotësim për mësimdhënësit.

Banner

Related posts

Osmani për ikjen e të rinjve: Askush nuk ik për 100 euro dallim, këtë trend mund ta ndërroj vetëm anëtarësimi në BE

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Takimi i liderëve – Ali Ahmeti t’i japë leje Kovaçevskit!

admin

Fondacioni ” Nëna Terezë” në Miçigan organizon grumbullimin e fondeve për ndërtimin e Kishës në Malin e Kakarriqit, Dedivanaj: Ju mirëpresim të gjithve pa dallim feje ose krahine

Gjyla Halili