AKTUALE

BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim demanton ashpër shpifjet ndaj BDI-së nga gazetarë, disa portale dhe parti politike për procesin e grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për President.

Fushata kundër idesë së BDI-së për zgjedhje të presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe ndryshimeve kushtetuese për zgjedhje presidenciale dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushteturë, që po zhvillohet nga VMRO, Levica, por edhe nga LSDM, si dhe derivatet e BDI-së, nuk po i kursen qytetarët nga lajmet e rrejshme dhe fatkeqësisht edhe disa media po bien pre e fushatës me gënjeshtra.

Në inçizimet e publikuara në rrjete sociale paraqiten qytetarë që anëtarësohen në BDI në selitë e BDI-së, ku shihet qartë që formularët janë me llogo të BDI-së, ndërsa nënshkrimet për kandidaturën e Dr. Bujar Osmanit për president janë tërësisht aktivitet tjetër që organizohet nga KSHZ dhe ky proces po realizohet masivisht nga përkrahësit e BDI-së dhe të Dr. Bujar Osmanit në qendrat rajonale të KSHZ-së çdo ditë sipas planit të Shtabit tonë Zgjedhor.

Lajmet e rreme janë mjet special i propagandës ruse dhe jemi dëshmitar që të gjithë po bien pre e asaj propagande të zbatuar nga eksponent të tyre në Maqedoni.

Ti themi të gjithë bashkë JO Rusisë, PO Europës.

Banner

Related posts

Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Evropiane ‘Krakow 2023’

admin

Grubi ka ndarë tendere mbi 20 mijë euro për qebab në Pçela dhe Dalma Catering

Gjyla Halili

Ftesë Nderi për “GAZETA e ALPEVE” nga Këshilli Organizativ i Inaugurimit Presidencial në SHBA

Gjyla Halili