AKTUALE

BDI: Avancime etnike në DAP – një ndarje e rrezikshme në institucione

BDI shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për rezultatet e fundit të konkurseve të brendshme në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, të cilat edhe një herë zbulojnë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet e shtetit.

Në konkursin e brendshëm të datës 26 shkurt të këtij viti janë avancuar 26 maqedonas dhe asnjë shqiptar. Shtesë, në konkursin e datës 16 maj, nga gjithsej 41 avancime, 40 janë maqedonas, ndërsa vetëm një është shqiptar. Këto shifra nuk janë rastësi, por rezultat i një përjashtimi të qëllimshëm të shqiptarëve nga administrata publike, gjë që bie ndesh me Kushtetutën, Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe parimet e përfaqësimit të drejtë.
Kjo praktikë është një tregues alarmues i rikthimit të politikave diskriminuese të së kaluarës që rrezikojnë bashkëjetesën dhe karakterin multietnik të shtetit. E ftojmë Qeverinë të japë menjëherë sqarim se si është e mundur që në vitin 2025, në një shtet që synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, të ndodhin këso pabarazish etnike pa ndjesi turpi dhe pa përgjegjësi.

BDI nuk do të hesht ndaj këtyre padrejtësive. Do të ndërmarrim të gjitha masat politike dhe ligjore për të ndalur këtë degradim institucional të shqiptarëve. Apelojmë edhe tek bashkësia ndërkombëtare që me vëmendje të ndjekë këto prirje që çojnë drejt prishjes serioze të ekuilibrit ndëretnik në vend.

Banner

Related posts

Bdi: Një foto që duhej të ishte ndryshe

Gjyla Halili

Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë mund të jetë gati para majit të vitit të ardhshëm

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari: Të hapet rruga për fillimin e bisedimeve zyrtare për integrim në BE

Gjyla Halili