AKTUALE

Bayerni ia mësyn Vlahovicit, Juve bisedon me Chelsean për shkëmbimin e sulmuesve

Banner

Bayern Munich ose Chelsea.

Këto janë dy opsionet e Dusan Vlahovicit nëse largohet nga Juventusi.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se gjiganti bavarez është futur në garë për sulmuesin e “Bianconeri” duke i pasur parasysh vështirësitë për të arritur deri tek Harry Kane pas kërkesës së lartë të Tottenhamit, i cili i do 120 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo ka bërë që Bayerni t’i vë në dispozicion 80 milionë euro për futbollistin serb, të cilat Juve vështirë se do të mundë t’i refuzonte.

Një pjesë të këtyre parave më pas “Bianconeri” do t’i përdornin për ta blerë kartonin e Romelu Lukakut.

Ndërkohë, sot deri nesër, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të bisedojnë me “Blues” për të diskutuar për Lukakun, i cili sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi tek Interi, por që nuk arriti marrëveshje me “Nerazzurri” për transferimin final.

Juve i kërkon edhe 40-50 milionë euro plus Lukakun për kartonin e Vlahovicit.

Duket se sulmuesi belg ka arritur marrëveshje me klubin italian me një kontratë trevjeçare prej 8 milionë eurosh neto plus bonueset, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër.

/BotaSot/

Related posts

Rina Ajdari në takim me Institutin për Politikë Evropiane: Deputetët me rol kyç në forcimin e debatit publik

Gjyla Halili

Faton Ahmeti zgjedh fotot e ditës

Gjyla Halili

Të ardhurat shkojnë për familjen e Pal Kolës! Ja vlera aktuale në ankand e skulpturës së banorëve të BBVIP

admin

Leave a Comment