AKTUALE

Bastisje në Burgun e Idrizovës, policia konfiskon para dhe gjësende tjera

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar bastisje në burgun e Idrizovës.

Nga MPB thonë se janë kryer kontrolle në 14 qeli dhe dy dhoma të burgut, ku janë gjetur para, celularë dhe mjete të mprehta.

“Janë kryer kontrolle në gjithsej 14 qeli dhe dy dhoma në burg, gjatë të cilave janë gjetur një shumë më e madhe e parave se sa është e lejuar me ligj që personat e dënuar mund të posedojnë në prerje dhe valuta të ndryshme, një tabletë, 11 celularë, disa pajisje për telefona celularë, disa sende të mprehta, lëndë pluhuri, të cilat janë sekuestruar”, thonë nga MPB Maqedoni.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E TELEVIZIONIT NEWS NGA KUMANOVA

Gjyla Halili

Kryetari i komunës së Tuzit Lindon Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit

Gjyla Halili

Mexhiti bën apel drejtuar përfaqësuesve të OJQ që të aplikojnë në thirrjen për projekte për mjedisin më të mirë jetësor

Gjyla Halili

Leave a Comment