SHOWBIZ

Bashkia i prish gjyshes britanike kopshtin që dekoronte prej 17 vitesh prej ‘rregullave të sigurisë’ (fotot)

86 vjeçarja Gillian Davies kishte mbetur duke qarë pasi punonjësit e bashkisë prishën kopshtin e saj në Kesteven duke i thënë se nuk kishte leje për të zgjeruar hapësirën.

Një gjyshe në Britani ka mbetur e shtangur pasi këshilli bashkiak prishi kopshtin që ajo ndërtonte në shtëpinë e saj të viteve të pensionit, duke e quajtur “një rrezik shëndeti e sigurie”.

Pensionistja kishte punuar dhe zbukuruar hapësirat rreth kopshtit të saj që kur ishte vendosur në kompleksin e Stamford, në veri të Britanisë në vitin 2006.

Të premten më 24 shkurt ajo thotë se punonjësit e bashkisë erdhën duke shkatërruar punën e saj të 17 viteve duke prishur bimët e saj me kazma e lopata.

Djali i saj Stephen, 60 vjeç, teknik mirëmbajtjeje, tha: “Kopshti ishte gjithçka që kishte, ajo nuk është se ka dhe shumë për të jetuar. Punonte bashkë me një shoqen e saj, siç kishin bërë prej 17 vjetësh”.

“Ata thonë se kopshti mund të jetë rrezik zjarri dhe se njerëzit mund të rrëzohen në gurët e tij, por aty ka kalime. Ata prishën pjergullat dhe shkulën bimët para se t’i flaknin.

Një tjetër rezidente Jillian Murcott, 83 vjeçe, e cila ka ardhur kohët e fundit në kompleksin e pensionimit, tha: “Kam vetëm një javë që kam ardhur këtu dhe po shoh vetëm çrrënjosje dhe shkatërrim”.

Përfaqësuesi bashkiak Robert Reid, tha se bimët e gruas bllokonin një dalje emergjence.

Ai shtoi: “Hapësirat e përbashkëta janë për të gjithë qiraxhinjtë dhe duhet të sigurohemi që të jenë të mirëmbajtura”.


Top Channel

Banner

Related posts

Ricky Martin nderohet nga Veliaj, “Do të flas për shqiptarët kudo që shkoj”

admin

Exclusive/ Publikohet videoja e pa transmetuar ndonjëherë e Oltës në dhomën e rrëfimit, zbuloni ç’ka thënë brenda

admin

Ish bashkëshortja e Dani Alvez në lidhje me Hakimin? Ja çfarë thotë Joana Sanz

admin

Leave a Comment