SPORT

Baseli i Xhakës bën befasinë e madhe në Francë!

Baseli ka bërë befasinë e madhe duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

Pas barazimit 2:2 në Zvicër në ndeshjen e parë, skuadra ku Taulant Xhaka është kapiten, ia ka dalë të fitojë me shifrat 2:1 në transfertë falë kohëve shtesë, pasi kishe mbyllur kohën e rregullt me rezultatin 1:1.

West Ham është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës pas një fitoreje bindëse me përmbysje ndaj Gent.

Belgët në fakt bënë çudinë teksa kaluan të parët në avantazh në fushën e anglezëve.

Por më pas erdhi breshëria e golave të vendasve të cilët e mbyllën sfidën me suksesin 4:1, duke siguruar praninë mes 4 skuadrave më të mira të turneut.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Kupës së Botës për Klube, Real Madrid – Al Hilal

admin

Eroll Vitaku flet nga Afrika për finalen e madhe: Trepça – Besa, do ta vendosin nuancat e vogla titullin

admin

Dukagjini e Trepça ’89 fitojnë Prishtinës e Dritës – tabela

admin

Leave a Comment