SPORT

Barcelona interesohet për Gundoganin – SHQIP.com

Agjenti i mesfushorit Ilkay Gundogan u takua këtë të enjte në Ciutat Esportiva me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff.

Barcelona është shumë e interesuar për Gundoganin, një alternativë më e përballueshme se Bernardo Silva, siç raportoi “Mundo Deportivo”.

Gundogan është i lirë më 30 qershor, por ende nuk ka rinovuar me kampionin aktual të Premier Ligës, i cili e fitoi titullin në ditën e fundit pikërisht me dy golat e tij kundër Aston Villës.

Gundogan mbetet shtylla e Pep Guardiolës, i cili luajti 90 minuta të plota dje në fitoren e madhe kundër Arsenalit (1-3). 8-shi i “Qytetarëve” ka filluar 16 ndeshje si startues nga 20 duelet që ka luajtur këtë sezon në Premierligë.

Banner

Related posts

Qeni “uzurpon” topin në ndeshje të futbollit (VIDEO)

admin

Dy arbitra të Superiores në Conference League

admin

Usyk nuk ka frikë nga Fury

admin

Leave a Comment