SPORT

Barcelona do ta mbajë Marcos Alonson

Drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Marcos Alonso. Futbollisti veteran do të mbetet në klubin katalanas.

Dy ditët e fundit u raportua se 32-vjeçari spanjoll do të shitet për shkak të pagës së lartë, derisa si destinacione të tij përmendeshin Liga Premiere dhe Liga e Arabisë Saudite.

Megjithatë, sipas gazetës katalanase “Sport”, Xavi dhe drejtuesit e klubit e kanë siguruar Alonson se do të llogarisin në shërbimet e tij.

Klubi do të tentojë ta regjistrojë këtë javë, por nëse dështojnë tani, atëherë me siguri se regjistrimi do të bëhet deri më 30 shtator.

Banner

Related posts

Wanda Nara provokon fort fansat (FOTO)

admin

Armando Broja stërvitet për herën e dytë radhazi, do të thirret për ndeshjen pas shumë muajsh mungese

admin

Real Madrid – Barcelona, përfundon pjesa e parë

admin

Leave a Comment