AKTUALE

Bajram Rexhepi takon banorët e lagjes “Dardania” në Tetovë

Kandidati për kryetarë komune në Tetovë, nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi sot ka takuar banorët e lagjes Dardania në Tetovë duke dëgjuar hallet e tyre. Rexhepi shkruan se është për keqardhje që një lagje që ndodhet në mes të qytetit ende përballet me mungesë serioze të kushteve elementare të infrastrukturës, kanalizimit dhe ujësjellësit.

Takim me banorët e lagjes Dardania në Tetovë!
Fatkeqësisht, kjo lagje që ndodhet në zemër të qytetit ende përballet me mungesë serioze të kushteve elementare të infrastrukturës, kanalizimit dhe ujësjellësit.
Ne do të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi, që asnjë lagje dhe asnjë qytetar i Tetovës të mos ndihet i përjashtuar, por të ketë kushte dinjitoze për jetë.
#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Dokumente origjinale të Brigadës 112 “MUJDIN ALIU” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,

admin

Drejtori i TIDZ-së, Goce Dimovski takon këshilltarin ekonomik dhe tregtar në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Qindra të rinj “rrezikojnë” të drejtën e votës, kjo është arsyeja

Gjyla Halili