Mbledhja e sotme e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të Tetovës u mbajt sot, vetëm pas presionit të madh publik të krijuar nga abrogimi i emrave të vitit 2007. Në vend të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, qytetarët panë një farsë me listë të dakorduar paraprakisht në kuzhinat partiake.
👉Sot doli hapur se ekziston një marrëveshje ndërmjet VLEN-it dhe VMRO-së. Kur anëtari ynë propozoi që listës t’i bashkëngjiten edhe 11 emrat e abroguar nga Gjykata Kushtetuese, propozimi u refuzua me arsyetimin se ky ishte “moment i ri”, për të cilin VMRO-ja nuk ishte dakorduar dhe duhej të merrte instruksione nga partia.
Kjo ngre pyetjen kryesore. Kush vendos për emrat e rrugëve dhe sheshit të Tetovës? Qytetarët e Tetovës apo VMRO-ja në ofiçinat e Shkupit?
Refuzimi i emrave si Jusuf Rexhepi, Dervish Cara, Mehmet Pashë Deralla dhe Sheshi ILIRIA dëshmon se historia dhe identiteti i Tetovës janë futur në pazare të fshehta politike. Pse këta emra janë të papranueshëm për marrëveshjen VLEN–VMRO? Çfarë është premtuar dhe kujt?
Edhe emrat e propozuar nga përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët u refuzuan, ndërsa Levica nuk votoi asnjë emër shqiptar. Kjo tregon se lista nuk u ndërtua mbi meritën historike, por mbi kalkulimin politik dhe kompromisin e arritur paraprakisht.
Dyshimet tona bëhen edhe më të fuqishme. Abrogimi i vendimit të vitit 2007, heshtja e Komunës së Tetovës ndaj kërkesave të Gjykatës Kushtetuese, vonesa prej muajsh e Komisionit dhe lista e dakorduar me VMRO-në duken si episode të të njëjtit skenar të menduar mirë.
A bëhet fjalë për marrëveshje parazgjedhore, ku në këmbim të votave janë sakrifikuar historia, identiteti dhe dinjiteti i Tetovës? Qytetarët le ta gjykojnë vetë.
Kërkuam afat konkret që puna të përfundojë brenda 30 ditësh dhe lista finale të dorëzohet për miratim më së voni në seancën e shtatorit. Nuk do të lejojmë që procesi të zvarritet derisa Bilall Kasami dhe VMRO-ja të përfundojnë pazaret e tyre, apo të priten zfjedhjet e rradhës që të
Tetova nuk merr instruksione nga Shkupi.
Për Tetovën vendosin tetovarët!
#HistoriaNukAbrogohet
#EdheRrugëtFlasinShqip
