AKTUALE

Avokati i Popullit me linjë telefonike pa pagesë për paraqitje të shkeljes së të drejtës zgjedhore

Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhje të Presidentit të shtetit, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç kumtoi sot Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyren kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës).

Shkelje të të drejtës zgjedhore mund të raportohen edhe në zyrat rajonale: Strumicë në nr. e tel. (034)329-996,  Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir  në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip  në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488.

Banner

Related posts

Ish luftëtari i UÇK-së akuzon Izet Mexhitin, ia transferojnë vajzën nga 8 Shtatori në Shutkë

Gjyla Halili

Naser Selmani: VLEN mision i pamundur

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Drenoveci do ta bëjë kthesën e madhe për Tetovën!

Gjyla Halili