SPORT

Atletico e ndal Realin me 10 lojtarë

Real Madrid ka bërë një hap mbrapa në luftën për kreun e La Ligas.

Mbretërit barazuan me Atletico Madrid me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 23-të që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Atletico kaluan të parët në epërsi me golin e Gimenez në minutën e 78-të. Rezultatin e barazoi Rodriguez pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Nga minuta e 64-të Atletico luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Correa.

Me këtë barazim, Reali mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, shtatë pikë më pak se Barcelona. Atletico është e katërta me 42 pikë.

Banner

Related posts

Bashkimi fiton ndaj Beroes në BIBL

admin

Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

admin

Haaland, më shumë gola sesa ndeshje

admin

Leave a Comment