AKTUALE

ASH e Selës: Opozita shqiptare hoqi dorë nga anëtarësimi në BE, vetëm t’i pëlqejë Mickoskit

ASH e prirë nga Ziadin Sela theksoi përmes një komunikate se Mickoski konfirmoi sot turpin e opozitës shqiptare të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit.

“ Për ta arritur këtë ata kanë hequr dorë edhe nga kushtëzimi për ndryshimet kushtetuese që nënkupton heqje dorë edhe nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Ata janë të gatshëm ta rikthejnë vendin në izolim vetëm e vetëm që të jenë servil të VMRO-së dhe Mickoskit e me këtë ti nënshtrojnë edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të gjjthë qytetarët për interesat e tyre. Këtë turp dhe tradhëti Mickoski ua nxori në shesh haptazi, ndërsa ata nuk e thonë asnjë fjalë, që dëshmon se sa janë servilosur dhe sa janë nënshtruar.
Ju bëjmë apel qytetarëve që të mos shqetësohen, sepse servilizmi i opozitës shqiptare do të mbetet vetëm një turp i tyre në histori, ndërsa Fronti Europian me mbështetjen tuaj nuk do të lejojë skenare të këtilla dhe bashkërisht do ta realizojmë ëndrrën europiane”, thuhet në reagim.(INA)

Banner

Related posts

Aksident me vdekje/ Makina del nga rruga, thyen barrierat anësore dhe përfundon në kanal, humb jetën 28-vjeçari

Gjyla Halili

Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Gjyla Halili

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare: Më mirë të fitojë BDI-ja, VLEN tallet me intelegjencën e shqiptarëve, VLEN-RREN!

Gjyla Halili