BOTA

Arti italian i Rilindjes ndriçon ekspozitën e Shangait

Një shfaqje me 48 piktura të rralla nga galeritë “Uffizi” të Firences, duke përfshirë dhjetë kryevepra autentike të artistit të hershëm të Rilindjes, Sandro Botticelli, ka tërhequr shumë vëmendje që nga hapja e saj në Shangai përpara festës së Ditës së Majit, bën të ditur “Xinhua”

Foto nga VCG

Ekspozita “Botticelli dhe Rilindja” u hap më 28 prill në muzeun e artit “Bund One” dhe do të zgjasë deri më 27 gusht. Tashmë ajo është kthyer në një nga ekspozitat më të njohura të artit në metropol.

“Ekspozita ofron një turne të thellë të historisë dhe kulturës italiane për audiencën kineze”.- tha Xie Dingwei, kurator ekzekutiv i muzeut.

Foto nga VCG

“Përmes bukurisë së veprave të mjeshtrave të Rilindjes, ekspozita krijon më shumë mundësi për dialog dhe shkëmbim midis njerëzve të dy vendeve me mijëvjeçarë të qytetërimit”,- shtoi Xie.

Banner

Related posts

Përmbytet varka me 41 emigrantë në ishullin Lesvos në Greqi

admin

Takim ndërkombëtar në Arabinë Saudite për Ukrainën

admin

Shenjat e para të revoltës në Rusi, raportohet se SHBA-ja i kishte pikasur më herët

admin

Leave a Comment