SPORT

Arteta flet për interesimin e Real Madridit

Banner

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, pas ndeshjes së Europa League kundër Sporting CP, hodhi poshtë zërat që e lidhin atë me “trashëgimin” e pankinës së Real Madrid nga Ancelotti.

Duke folur për mediet, Arteta theksoi se është i fokusuar te Arsenal dhe nuk mund të flasë për këto lajme.

“Këto janë gjëra që trajnerët apo lojtarët nuk mund t’i kontrollojnë, pasi ne nuk mund të vendosim se çfarë shkruhet. Mund t’ju them vetëm se jam plotësisht i fokusuar në atë që po bëj në Arsenal, si dhe jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës për të. Kjo është e gjitha…”, tha trajneri.

Ndryshe, trajneri spanjoll është duke kaluar një edicion pozitiv me skuadrën nga Londra, ku përveç kompeticionit të Europa League, janë edhe në garë për titullin e Premierligës.

Në të kaluarën Arteta ishte lojtar i Arsenalit, ku pas pensionimit vendosi që të bëhet asistent i trajnerit tjetër spanjoll, Pep Guardiola.

Related posts

Haxhihamza shpallet “Ylli i javës” në Superligë

admin

Brezovica 2023, fundjava me super sfidën e radhës

admin

Klopp 100% i përfshirë në vendimin për Bellingham

admin

Leave a Comment