AKTUALE

Arrijnë 6 autobusët ekologjikë

6 autobusë ekologjikë, donacion nga BE-ja mbërritën në garazhet e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Autobusët kanë kapacitet për 98 persona, përfshi edhe personat me nevoja të posaçme. Projekti sipas ambasadorit të BE-së në Shkup, Rokas kap vlerën prej 10 milionë euro.
Rokas tha se projekti do të përfshijë disa qytete edhe atë Manastirin, Kumanovën dhe Tetovën, rajone këto të cilat po përballen me ndotje të lartë të ajrit. Projekti Autobusët ekologjikë vijnë në kohën ku përveç ndotjes së lartë të ajrit, qyteti i Shkupit po përballet edhe me kaos në transportin publik.

“Ky aktivitet është pjesë e projektit në vlerë prej 10 milion eurosh që do të ndihmojë në uljen e ndotjes së ajrit. Ky është një problem vërtetë serioz që fillojmë ta ndjejmë menjëherë me fillimin e sezonës së ngrohjes. Ky problem tashmë me vite e merr tatimin mbi shëndetin e qytetarëve. Ky projekt që e realizojmë i përfshin qytetet Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë që janë ndër qytetet më të prekura nga ndotja e ajrit….. Me sigurimin e këtyre 6 autobusëve qëllimi i BE-së është t’u jep prioritet nevojave të qytetarëve”, tha Roksa, ambasadori i BE-së./ Alsat.mk

NGA INTERNETI

Banner

Related posts

Xhaferi: Numri i rritur i studentëve flet për kushtet cilësore dhe mësimin!

Gjyla Halili

Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit në një subjekt të vetëm politik

Gjyla Halili

Zgjerohen grindjet brenda koalicionit qeverisës! Pas pakënaqësive në VLEN, grinden edhe Milloshoski dhe Fillkovi

Gjyla Halili