AKTUALE

Arjanit Hoxha pas deklaratës së Bekim Qokut: Pse po shqetsohen më shumë për “borxhin” ndaj Albin Kurtit sesa për borxhin që i kanë shqiptarëve në këto 10 muaj qeverisje.

…në vëndin tim, në vëndin tënd, një i çmëndur një vënd e çmënd!”

Këtë postim e filloj me fundin e vargjeve të poezisë të Dritëro Agollit.
Si shkas kam marrë deklartat e deputetit të VV-së në Maqedoninë e Veriut Bekim Qoku i cili ka thënë se partitë e “VLEN” i kanë borxh Albin Kurtit që të mos ndahen!
Pse po shqetsohen më shumë për “borxhin” ndaj Albin Kurtit sesa për borxhin që i kanë shqiptarëve në këto 10 muaj qeverisje.
– heqje e mekanizmit të ballancuesit
– ⁠mos përfillja e parimit të respektimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat
– ⁠heqja e gjuhës shqipe nga tabelat e shumë institucioneve qendrore
– ⁠mos përfillja e shqiptarëve në sektoret e sigurisë
– ⁠rikthimi i huliganëve maqedonas që ç’do ditë kërcënojnë dhe përdhosin gjithçka shqiptare
– ⁠arrestimi i një ish ministri pa fakte dhe argumente, por vetëm me tendencë për t’u veshur shqiptarëve fajin e tragjedisë së Koçanit.
– ⁠lejimi i zv.kryeministrit, partner koalicioni i VLEN që të merr pjesë në takime të botës “serbo-madhe” me orientime pro ruse
– ⁠sfilatë e shërbimit sekret serb në territorin e Maqedonisë së Veriut sikur të ishte territor i tyre dhe jo i një shteti të NATO-s
Me veprimet tuaja e keni bërë punën që edhe Albin Kurti të hyjë në borxh te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për atë që ai ju mbështeti dhe ju ç’ka i servuat shqiptarëve nga ajo mbështetje.
Ka edhe shumë pika të tjera që ju ja keni borxh shqiptarëve në këto 10 muaj keq qeverisje, që do ju a kishin zili edhe puthadorët më të mëdhenjë të ish-Jugosllavisë.

Banner

Related posts

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa nga Specialja

Gjyla Halili

Mexhiti takon përfaqësuesen e UNEP, në fokus iniciativat për mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili

Bexheti: Mickoski, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, a keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën e VMRO-së për kontestimin e Ligjit për Gjuhët?!

Gjyla Halili