AKTUALE

Ariana Musliu-Shoshi mbështet studentët shqiptarë: Kur mbrohet gjuha amtare, mbrohet vetë kombi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur mbështetje për zërin e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me kërkesat për trajtimin e barabartë të gjuhës shqipe.

Ajo thekson se gjuha shqipe përfaqëson identitet, dinjitet dhe një të drejtë themelore, duke vlerësuar se çdo përpjekje për ta kufizuar apo nënçmuar atë është e papranueshme.

Musliu-Shoshi u bën thirrje institucioneve për respektim të plotë të të drejtave gjuhësore, ndërsa shpreh mbështetje për studentët që po kërkojnë me vendosmëri dhe dinjitet barazi për gjuhën dhe kulturën e tyre.

Ja postimi plotë:

Gjuha shqipe është identitet, dinjitet dhe e drejtë themelore. Çdo përpjekje për ta nënçmuar apo kufizuar atë në Maqedoninë e Veriut është e papranueshme dhe kundër vlerave demokratike.

Mbështetje për studentët shqiptarë që po ngrejnë zërin me guxim për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe të drejtat e tyre.

Kur mbrohet gjuha amtare, mbrohet vetë kombi.

Banner

Related posts

Përgatitjet për seancën konstituive, Konjufca takon sot kryetarët e partive

Gjyla Halili

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit

admin

Studeniçani me Bujar Osmanin!

Gjyla Halili