AKTUALE

Arian Latifi zgjidhet kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA/Kalendaricë në Kërçovë

Themelimi i nëndegës së Lëvizjes BESA në Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin dhe organizimin politik të shqiptarëve në këtë rajon.

Kjo nismë e Lëvizjes BESA, synon të forcojë lidhjet mes partisë dhe komunitetit lokal, duke u ofruar qytetarëve një platformë më të qartë për të adresuar çështjet që i shqetësojnë.

Lëvizja BESA është e njohur për përpjekjet e saj për të promovuar të drejtat e shqiptarëve dhe të gjithë etniteteve, të cilat përkapin platformën e Lëvizjes BESA.

Themelimi i nëndegës është pjesë e strategjisë, për të zgjeruar rrjetin dhe për të siguruar që zëri i çdo qytetari të dëgjohet në të gjitha nivelet e vendosjes.

Në këtë proces, BESA synon të krijojë një organizim lokal të fortë, i cili do të ndihmojë në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave të ndryshme me të cilat përballet komuniteti shqiptar në këtë zonë.

Në këtë kuvend u zgjodh si kryetarë Arian Latifi, i cili propozoi kryesinë e Nëndegës në përbërje 17 anëtarë, ku u zgjodhën edhe dy Këshilla inicuese.., I Forumit të GRUAS dhe Forumit Rinorë.

Mbështetja lokale është thelbësore për suksesin e kësaj nisme. Për këtë arsye, Lëvizja BESA ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve, grave dhe të gjithë grupeve të tjera sociale në strukturë.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me organizatat qytetare

Gjyla Halili

S’ka protesta në Vrapçisht, komuna funksionon normalisht

Gjyla Halili

Deti, rëra, Dielli, do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë për shqiptarët, me këtë bumin e pleqve italianë

admin