AKTUALE

Arben Taravari, kandidat i LEN për President?

Banner

Arben Taravari, kandidat i LEN për President?
Arben Taravari, kandidat i LEN për President?
Publikuar 21:57 14 Shkurt, 2024
Televizioni 21 nga burime të tij ka mësuar se Arben Taravari është kandidati për President nga radhët e opozitës shqiptare, Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Ky vendim i LEN vjen pas një kohe konsultimesh për kandidatin me të cilin do të dilnin në zgjedhje presidenciale. Propozimi që Taravari të jetë kandidat për president ka dalë që kur tre liderët e LEN, Mexhiti, Kasami dhe Gashi, bashkë me Taravarin ishin në takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti në Prishtinë.

Paraprakisht si emër i mundshëm për kandidat të opozitës për President ishte lakuar profesori Rufi Osmani.

Arben Taravari formalisht ende është kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ndonëse një pjesë e partisë e udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Qendror Ziadin Sela, nuk pajtohet me vendimin e Taravarit për koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare. Nga krahu i Selës kanë paralajmëruar shkarkimin e Taravarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri. Se si do të rrjedhin gjërat dhe nëse palët do të shkojnë deri në gjykatë për çështjen e vulave dhe logos së partisë, mbetet të shihet./TV21

Related posts

Më 7 prit Fronti Europian hap shtabin në Saraj

Gjyla Halili

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve të huaj të cilët kërkuan nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe qasje më të ashpër ndaj Serbisë

admin

Sela nesër takim me strukturat e ASH-së në Kërçovë

Gjyla Halili