AKTUALE

Arben Fetai akuzon Taravarin për mos punësimin e shqiptarëve: E ka sabotuar komisionin kadrovik të VLEN-it

Sa i përket numri të madh të punësuarve maqedonas karshi atyre shqiptarë kohëve të fundit, zv/kryeministri Arben Fetai u shpreh se këtë situata për fat të keq e ka shkaktuar Arben Taravari duke e tërhequr përfaqësuesin e ASH-së, për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.
“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, deklaroi Arben Fetai, raporton SHENJA.
Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.

Banner

Related posts

Njëzet e dy persona nën hetim për dëm prej gati 4,8 milionë euro ndaj buxhetit shtetëror

Gjyla Halili

KOKË MË KOKË TË MËDHENJTË E KOMBIT, ALI AHMETI E FATMIR SEJDIU

Gjyla Halili

Kjo është lista e “reformave” në BDI, 18 anëtarë të ri në Kryesinë Qendrore

Gjyla Halili