AKTUALE

Anulohet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!

U anulua sërish seanca për spitalin modular në Tetovë që ishte e paraparë të mbahej sot me fillim nga ora 10:00.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 15 mars.

Në vitin 2023, Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.

Kujtojmë se, më 8 shtator të vitit 2021 jetën e humbën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan nga një zjarr i madh që shpërtheu në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid 19.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti u shpall Qytetar Nderi i Tiranës, Grubi: Faleminderit kryetar që po na e zbardh fytyrën para gjithë kombit e tërë botës!

Gjyla Halili

UT-ja çmim për Talat Xhaferin, Ziberi: Mos të keqpërdoret UT-ja në periudhë parazgjedhore

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili pret gazetarin Vullnet Dauti

Gjyla Halili