AKTUALE

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve braktis aktivitetet e rëndësishme kombëtare në Maqedoninë e Veriut!

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve ka anuluar aktivitetin e rëndësishëm kombëtar “Pranvera e Dinjitetit”, një ngjarje simbolike që përkujton dhe nderon ngjarjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky aktivitet, i zhvilluar tradicionalisht në fshatin Sellcë, ka shërbyer si një platformë për promovimin e vlerave kombëtare dhe përkujtimin e sakrificave të atyre që luftuan për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.

Për vite me radhë, “Pranvera e Dinjitetit” është mbajtur në Kalanë e Sellcës, një vend me rëndësi historike dhe strategjike, që ka qenë dëshmitar i ngjarjeve kyçe gjatë konfliktit të vitit 2001. Pikërisht në këtë kala janë zhvilluar beteja të rëndësishme për shqiptarët, dhe çdo vit aktiviteti mblidhte artistë, historianë dhe figura të shquara për të përkujtuar këtë trashëgimi.

Gjatë viteve 2023-2024, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve ka shkëlqyer në këtë aktivitet, duke e bërë atë pjesë të programeve të tij vjetore. Prandaj, anulimi i tij jo vetëm që zhgënjen komunitetin, por ngre pikëpyetje të mëdha mbi përkushtimin e institucionit për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe historisë kombëtare.

Banner

Related posts

Debat “Propozime për revizion të dispozitave ligjore për mbrojtjen e pluralizmit dhe diversitetit të shërbimeve mediatike audiovizuele”

Gjyla Halili

Nata e tretë e Kuizit “Mendo dhe Fito”, fitues Erlis Aziri, kualifikohet për natën finale

admin

Ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare para Komisionit juridiko-ligjvënës

Gjyla Halili