SHQIPËRI

Ankimimet e PD-së në KAS/ KQZ hedh shortin për relatorët e Alibeaj dhe Berishës

Beteja për regjistrimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit,  e PD të Enkelejd Alibeajt dhe Rithemelit të Sali Berishës zhvendoset në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Ankimimin e depozituar nga PD e Sali Berishës pas hedhjes të shortit do të ketë si relator  Ilirjan Rusmali.

Do të jetë Koli Bele relator për ankimimin e Enkelejd Alibeajt.

Siç edhe Top Channel e paralajmëroi të premten, juristët e Alibeajt e dorëzuan ankimimin në KAS, të shtunën, pas vendimit të KQZ për të sjellë dokumente shtesë me firmën e Lulzim Bashës e vijuar regjistrimin për zgjedhjet e 14 Majit.

Juristët e njërës palë ngulmojnë se autorizimi lëshuar nga Lulzim Basha për Alibeajn është i vlefshëm dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Ndërsa Rithemelimi i Berishës kërkon të jetë  ai përdoruesi i logos së Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Rikthimi nga apeli për rigjykim në Gjykatën e Tiranës,  i vendimit Zhukri që i njihte Berishës vulën dhe logon, është një pengesë madhore për regjistrimin e PD të Berishës si forcë garuese e mandej të kandidatëve.

Nëse KAS do të lerë në fuqi vendimet e KQZ, saga e regjistrimit të dy PD-ve nuk mbaron me kaq.

Do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor që formohet nga 8 gjyqtarë të gjykatës së Apelit.


Top Channel

Banner

Related posts

Kryeministri Rama deklaratë të përbashkët me homologun e tij japonez, Fumio Kishida

admin

Lidhjet e Kryemadhit me paratë ruse/ Toni Gogu: Të nisë hetimi urgjent, është cenuar siguria kombëtare

admin

Trupa gjykuese tërhiqet për vendimin, palët e PD-së në pritje të fatit të partisë

admin

Leave a Comment