AKTUALE

Anketa nga ISP: Bujar Osmani kandidati më i pëlqyer për president, lë pas dy garuesit maqedonas dhe Taravarin

Banner

Instituti për Studime Politike ka realizuar një anketim përmes telefonatave me 1091 qytetarë të cilët janë pyetur se për cilin prej kandidatëve për president do të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Tashmë kur janë zyrtarizuar dhe emrat për garën e madhe, ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili sot dhe zyrtarisht u paraqit si kandidat i BDI-së për president rangohet si më i pëlqyeri nga votuesit shqiptar.

Ministri Osmani ka siguruar përkrahje prej 6.5 përqind të anketuesve, duke lënë prapa dy garuesit maqedonas si, Biljana Vankovska me 4.5 përqind dhe Maksim Dimitrievski me 4 përqind, si dhe kandidatin e opozitës shqiptare, Arben Taravari me vetëm 3.8 përqind përkrahje.

Sipas ISP, gara kryesore në këto zgjedhje presidenciale do të zhvillohet ndërmjet kandidates nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova me 20.3 përqind përkrahje si dhe presidentit aktual, Stevo Pendarovski i cili përkrahet nga LSDM, me 11.4 përqind përkrahje.

Kujtojmë se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.

Related posts

Ajdari: RMV-ja mashë në duart e Serbisë, putinistët në Qeveri po punojnë kundër Kosovës

Gjyla Halili

Përfundon pa marrëveshje, takimi Ahmeti-Sela–Taravari, kërkesat për komuna ndezin pakënaqësi brenda BDI-së

Gjyla Halili

Megaoperacioni në disa qytete, pranga biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-shefit të Forcave Operacionale

admin