KOSOVË

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Tahiri: Trendi i votimit në Komisione tregon se i kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ku sot do të jetë në rend dite të Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Tahiri në një postim në Facebook bën të ditur se në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën tonë.

Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin për, 2 kundër dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota për dhe 3 kundër. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amendamenteve, shumica të iniciuara nga Delegacioni Serb.

Banner

Related posts

Hapi i parë për zgjedhjet në veri largimi i njerëzve nga rruga

admin

Si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë, ASK thërret konferencë për media

Gjyla Halili

Të ulen tensionet në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut

admin