SPORT

Ancelotti tregon nëse do ta udhëheqë Kombëtaren e Brazilit

E ardhmja e trajnerit italian Carlo Ancelotti është kthyer në një dilemë, me Kombëtaren braziliane që kërkon me ngulm “Don Carlon”, ndërsa “galaktikët” e Real Madrid, nuk duan ta “lëshojnë” timonierin e tyre, duke parë dhe paraqitjet fantastike, që Reali po zhvillon nën udhëheqjen e tij.

Mirëpo, në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme, përpara “derbit të Madridit”, përballë Atletico Madrid, Ancelotti ka treguar se do të vazhdojë të jetë teknik i “galaktikëve”, të paktën deri në përfundim të kontratës, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm.

“Mendoj se do të vazhdoj të jem trajner i Realit. Jam mjaft i qetë, kam një kontratë e cila skadon në qershor 2024 dhe tani kam vetëm një gjë për të bërë: të fitoj ndeshje”,  është shprehur Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp.

Banner

Related posts

Pamjet më të fundit nga Camp Nou!

admin

“Çmenduri” në NBA, 351 pikë në një ndeshje

admin

Reali kthehet me tri pikë, i “afrohet” Barcelonës

admin

Leave a Comment