BOTA

Analfabete deri në moshën 16-vjeçare/ Historia frymëzuese e Chloe, diplomohet pas 10 vitesh

Analfabete deri në moshën 16-vjeçare, disleksike dhe me probleme të sjelljes. Këto arsye e detyruan Chloe McRoberts të braktiste studimet pa marrë asnjë kualifikim.

Pastaj vendosmëria që kishte e bëri të arrijë qëllimin e saj: një diplomë nga Universiteti Kaledonian i Glasgow. Pasi hoqi dorë nga arsimimi, Chloe ia nisi nga e para, pasi përfitoi nga një projekt i financuar në Skoci.

“Kuptova që isha dislektike kur isha në klasë të tretë. Kur isha gjashtë vjeçe, babi ndërroi jetë dhe gjërat u bënë më të vështira”, tha vajza për BBC Radio Scotland

Ajo rrëfen se ka kaluar momente të vështira në shkollë, me probleme të vazhdueshme në shkrim dhe lexim. Më vonë u diagnostikua me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes. Ajo tregon se situata u përkeqësua kur nisi shkollën e mesme dhe nuk kishte asnjë mbështetje.

“Më dukej sikur gjërat kishin kuptim në kokën time, por kur krijoja veprën time, ishte pa kuptim”, shprehet Chloe. Atëherë, nëna hoqi dorë edhe nga puna për t’iu përkushtuar vajzës, që u shkëput totalisht nga shkolla.

Vite më pas, Këshilli i Ayrshire të Jugut ndryshoi jetën e vajzës, që rinisi të mësonte alfabetin nga e para dhe punoi me muskujt e krahut për të shkruar. Ndonëse me distancë në moshë nga nxënësit e klasës, Chloe nuk guxoi dhe ia doli. Iu deshën mbi 10 vite për t’u diplomuar universitet, por Chloe tashmë është krenare për veten.

Tani shprehet e përkushtuar të ndihmojë fëmijët që kanë nevojë në shkolla të ndryshme.


Top Channel

Banner

Related posts

Kërkesat për azil të shqiptarëve zhvendosen në masë të madhe nga Europa në Britaninë e madhe

admin

Aleatët e NATO-s: Partneriteti i thelluar i Kinës me Rusinë bie ndesh me vlerat e aleancës

admin

G7 do të shpallë paketën afatgjatë të sigurisë në Ukrainë në samitin e NATO-s

admin

Leave a Comment