AKTUALE

Ali Ahmeti takoi ish ambasadorin amerikan Riker, të palëkundur në rrugën Euro-Amerikane

Banner

Lideri i Bashkimit Demokratik Integrim Ali Ahmeti, sot është takuar me Filip Riker, ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri dhe zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u rikujtuan momente të rëndësishme të së kaluarës dhe u diskutuan hapat e ardhshëm në rrugën drejt integrimit euroamerikan.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti e informoi Riker rreth përpjekjeve dhe aktiviteteve të fundit të BDI-së, duke theksuar angazhimin e tyre të palëkundur për të mbështetur vlerat perëndimore dhe për të thënë “Jo” ndaj ndikimit të Rusisë dhe “Po” ndaj integrimit në Europë. Ky takim simbolizon një hap të rëndësishëm për të forcuar edhe më tej lidhjet që ekzistojnë mes dy vendeve dhe për të promovuar një të ardhme të përbashkët nën ombrellën e vlerave dhe interesave të përbashkëta euroamerikane.

Statusi i plotë:

Filip Riker, ish ambasadori amerikan në vendin tonë dhe zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, por para se gjithash mik i madh i të gjithë neve, rikthehet dhe gjithnjë gjenë kohë për të rivokuar kujtime, për të diskutuar të tashmën dhe për ta shtruar rrugën për të ardhmen, gjithmonë në kursin e palëkundur euroamerikan.
E informova Filipin rreth aktiviteteve tona dhe përcaktimin e palëkundur për ti thënë Jo Rusisë e Po Europës sepse ne nuk kemi alternativë tjetër.

Related posts

Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani

Gjyla Halili

Deputetët në RMV nesër nisin punën, seanca e parë plenare do të jetë më 10 janar, ku do të shqyrtohen pesë interpelanca

Gjyla Halili

Nis fushata për ribotimin luksoz përkujtimor të “Lahutës së Malcís” – janë mbledhur mbi 38 mijë dollarë

Gjyla Halili