AKTUALE

Ali Ahmeti priti në takim Lulzim Bashën

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Lulzim Bashën, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë.
Në njoftim thuhet se në takim është biseduar për shqiptarët, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Sot në Tetovë mikprita Kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë, z. Lulzim Basha.
Diskutuam gjatë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët në rajon, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe u dakorduam që integrimi në Bashkimin Europian duhet të mbetet prioritet kyç i vendeve tona”, shkruan Ahmeti në Facebook.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1076935873800534&set=pcb.1076936000467188

Banner

Related posts

Imerlije Saliu,deputetja e parë me mbulesë në kuvendin e RMV-së

Gjyla Halili

EURONEWS çmonton në tërësi aktakuzën ndaj Artan Grubit

Gjyla Halili

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

Gjyla Halili