AKTUALE

Ali Ahmeti: Ibrahim Rugova mbetet simbol i mençurisë politike dhe vizionit paqësor shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke vlerësuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në historinë moderne shqiptare.

Në mesazhin e tij, Ahmeti theksoi se Dr. Ibrahim Rugova ishte figurë qendrore e shtetformimit të Kosovës dhe arkitekt i një vizioni politik të bazuar në paqe, durim dhe orientim evropian. Sipas tij, qasja politike e Rugovës bëri që çështja e Kosovës të fitojë mbështetje të gjerë ndërkombëtare në një periudhë vendimtare.

“Trashëgimia politike e Presidentit Rugova vazhdon të jetë udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, veçanërisht në kohë sfidash për Kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar”, ka theksuar Ahmeti.

Ai shtoi se Rugova mbeti gjithmonë i përkushtuar ndaj lirisë, dinjitetit dhe orientimit euroatlantik, duke mos u larguar asnjëherë nga ideali për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

Në fund, Ali Ahmeti nderoi jetën dhe veprën e Presidentit historik të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tij të përhershëm në historinë kombëtare shqiptare.

Banner

Related posts

“Frontit Europian” iu bashkua edhe Unioni i Romëve, Ahmeti shtrëngoi duart me Osmanovskën

Gjyla Halili

Gjeloshaj përkrah Deçiqin në arenën evropiane: “Me zemër jemi me ju, Forca Deçiqi!”

Gjyla Halili

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili