AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton dëshmorët: 28 vjet nga rënia e Bekim Berishës – Abeja, Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ahmeti ka vlerësuar lart figurën e Bekim Berishës – Abejës, i cili, para se t’i përgjigjej thirrjes së atdheut për lirinë e Kosovës, kishte dëshmuar guximin dhe përkushtimin e tij në frontet e Kroacisë dhe Bosnjës.

Sipas Ahmetit, Abeja, së bashku me Bedri Shalën dhe bashkëluftëtarët e tij, dha gjithçka për idealin e lirisë.
“28 vjet më parë, në altarin e lirisë ranë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala dhe bashkëluftëtarët e tyre, Elton Zherka e Përmet Vula”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet pjesë e pandashme e historisë së lirisë së Kosovës dhe se kujtimi për ta duhet të ruhet ndër breza.

“Kujtimi dhe vepra e tyre qofshin të përjetshme! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar Ahmeti.

Ja postimi plotë:

28 vjet më parë, në altarin e lirisë ranë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala dhe bashlëluftëtaerët e tyre Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Abeja, luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, kishte dëshmuar guximin e tij në frontet e Kroacisë dhe Bosnjës, përpara se t’i përgjigjej thirrjes së atdheut për lirinë e Kosovës. Përkrah Bedri Shalës dhe bashkëluftëtarëve të tij, ai dha gjithçka për idealin e lirisë.

Sot përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve që me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.

Kujtimi dhe vepra e tyre qofshin të përjetshme!
Lavdi dëshmorëve të kombit! 🇦🇱

Banner

Related posts

Ahmeti, Rokas: BE është alternativa jonë e vetme

Gjyla Halili

Osmani: Me Edi Ramën dhe Albin Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

Gjyla Halili

Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, zbaton barazinë gjinore edhe për Asamble, 50% gra e 50% burra

Gjyla Halili